Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urdhri absurd i një shefi: Ndrysho emrin ose lër punën!
English

Urdhri absurd i një shefi: Ndrysho emrin ose lër punën!

Paris, 9 tetor, NOA – E detyroi të ndryshonte emrin e tij, pasi ai gjoja nuk tingëllonte i mirë në veshët e klientëve: Nga Muhamed do quhesh Aleksandër, ose lër punën!

Kjo ka qenë kërkesa absurde e shefit të një kompanie në Francë, drejtuar ndaj një vartësi të tij, i cili e ka denoncuar dhe autoritetet tashmë e akuzojnë atë për diskriminim të pastër.

Atij i ishte thënë se emri Muhamed dukej i keq për konsumatorët dhe nëse do donte që të punonte, do i duhej të thoshte se e quanin Aleksandër.

Muhamedi ishte gati për të filluar punën në sektorin komercial të kompanisë, e cila merret me shpërndarjen e ushqimit në shtëpi dhe detyra e tij ishte për të thirrur klientët potencialë për të ofruar promovime të kompanisë.

"Unë kisha përgatitur fjalimin tim, - tha Muhamed, - por pastaj menaxheri erdhi tek unë dhe më tha se Muhamed nuk është një emër modern, ndaj ju do të quhet Aleks, punon më mirë, kërkesë që më tronditi kaq shumë".

Ai nuk e ka bërë të gjatë, por e ka hedhur në gjyq kompaninë për diskriminim të pastër.

"Unë jam francez, unë kam lindur në Francë dhe duan të jetoj duke paraqitur emrin tim të vërtetë, si të gjithë të tjerët", - tha ai.

Ndërkaq, avokati i tij tha se në Francë Gjykata e Lartë në vitin e kaluar vendosi që të t’i kërkosh një punonjësi për të ndryshuar emrin me prejardhje të huaj me një emër francez, është një shkelje e të drejtave dhe diskriminim.

Muhamed është në fakt një emër mysliman, dhe rasti që përmendëm nuk është i pari në Francë, ndërsa edhe në Marsejë një tjetër djalë, i quajtur edhe ai Muhamed, e urdhëruan për të ndryshuar emrin e tij në Laurent për të punuar në një shtëpi pleqsh.

Me një pjesë prej 28%, origjina fetare e emrit ishte shkaku më i shpeshtë i diskriminimit në vendin e punës në Francë në vitin 2009.

n.e/NOA

KOMENTE