Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel-Erdogan: Angazhim dhe negociata për anëtarësimin e Turqisë
English

Merkel-Erdogan: Angazhim dhe negociata për anëtarësimin e Turqisë

Berlin, 10 tetor, NOA – “Asimilimi është një krim kundër njerëzimit, ndërsa integrimi është i nevojshëm që të bashkëjetojnë në paqe qytetarë të vendeve të ndryshme”.

Ky është mendimi i kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilin ai e shprehu në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, ku kryeministri turk kishte mbërritur për të parë ndeshjen e futbollit Gjermani-Turqi, e vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2012.

Të dy krerët e lartë patën si lajtmotiv të takimit çështjet e integrimit të turqve në Gjermani dhe negociatat e Turqisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Lidhur me integrimin e të rinjve turq në Gjermani, kancelarja Merkel i tha homologut të saj turk, se “nuk bëhet fjalë për asimilim, por për integrim. Të rinjtë turq mësojnë gjuhën gjermane në mënyrë që të kenë shanse të barabarta me të rinjtë gjermanë”.

Sipas Merkel ata bëhen kështu pjesë e pandarë e parimeve të shoqërisë gjermane ku ata jetojnë.

Kryeministri Erdogan duke e përshëndetur zonjën Merkel u bëri thirrje të rinjve turq që të integrohen në shoqërinë gjermane, të respektojnë shoqërinë, mënyrën e të jetuarit dhe vlerat e saj.

Ndërsa lidhur me integrimin e emigrantëve, zonja Merkel tha se një bilanc i problemeve do të realizohet në tetor të vitit 2011, pikërisht në 50 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes gjermano-turke për sjellen e punëtorëve sezonalë nga Turqia në Gjermani.

Kryeministri turk sipas mediave ka kërkuar angazhimin e kancelares Merkel që negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE të përparojnë, në mënyrë që të lehtësohet regjimi i vizave për biznesmenët, artistët dhe studentët.

Në këtë kontekst, sipas kancelares Merkel, pengesë është Protokolli i Ankarasë, që përcakton zgjerimin e unionit doganor mes BE-së dhe Turqisë në të gjitha shtetet e reja anëtare, pra edhe në Qipro.

Andaj, Merkel i bëri me dije Erdoganit, se Bashkimi Evropian kërkon që Turqia, të hapë portet detare dhe aeroportet për anijet dhe avionët qipriotë, një kërkesë që Ankaraja ende e refuzon.

Ndërsa pjesa jugore e ishullit të Qipros e banuar me grekë qipriotë është që nga viti 2004 anëtare e BE-së, Qipro po bllokon pranimin e Turqisë në BE, pasi synon bashkimin me Qipron e veriut, e shpallur si shtet nga turqit e atjeshëm.

Kancelarja gjermane e ka siguruar kryeministrin turk se në janar do të vizitojë Qipron, për të parë nëse Gjermania mund të negociojë për pajtimin e palëve.

mit/NOA
KOMENTE