English

Pas protestave zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kirgizi

Kirgizi, 10 tetor, NOA - Gjashtë muaj pas rrëzimit të presidentit autoritar Kurmanbek Bakijev, në Republikën aziatikoqendrore Kirgizi do të zgjidhet një parlament i ri.

Rreth 2,8 milionë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të zgjedhur 120 deputetët e parlamentit.

Në verë nga trazirat e përgjakshme dhe shkëmbimi i armëve mes kirgizëve dhe pakicës uzbeke, sipas të dhënave të autoriteteve vdiqën 2.000 njerëz. Më shumë se 400.000 banorë u dëbuan. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i cilësoi zgjedhjet si stacioni më i rëndësishëm në rrugën e demokracisë.

Ai përforcoi mbështetjen e Gjermanisë për procesin e reformave të drejtuara nga presidentja Rosa Otunbajeva. - Kirgizia ka një rëndësi gjeostrategjike të madhe për shkak të afërsisë së saj me Afganistanin. Rusia dhe SHBA kanë në Republikën e hershme sovjetike baza të rëndësishme ushtarake.

NOA/DV

KOMENTE