English

Pasqyra e Shtypit, 10 Tetor 2010

Tiranë, 10 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 10 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e bëra dje nga kryeministri Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta për situatën politike në vend dhe qëndrimin e opozitës. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i vrasjes së ndodhur dje në Shkodër, ku një person vrau ish-gruan ditën e ditëlindjes së djalit.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Lidhja e mafias me kunetërit e Bregut”, i cili citon faktin sesi organi i akuzës do të hetojë pasuritë dhe bizneset e kunetërve të ministres së Integrimit.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tritol të shtëpia e Ina Ramës”. Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Burri masakron gruan para fëmijëve”.

“Lefter Maliqi: Disa ministra duhet të largohen”, është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.“Meta: Opozita shkaktare e ngërçit”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që u referohet deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin "Ishte deputet, fshehu pasurinë, i pandehur ambasadori”, i cili i referohet Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, që ka nisur procedurat për ish-deputetin Qazim Tepshi.

“Përse Rama s’duhet të kandidojë për bashkinë, gabimi me ligjin për Gjykatën”, është një intervistë e kësaj gazete me ish-presidentin Rexhep Meidani, i cili flet për zhvillimet në PS. “Dy vajzat e Presidenti rrëfehen te vila “Etna”, është një tjetër artikull i kësaj gazete në rubrikën e suplementit kulturor.

“Ther gruan pas ditëlindjes së fëmijës” është një tjetër titull i kësaj gazete.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj një interviste me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, “Haxhiansto pakt i ri me Greqinë, Negociata që respektojnë kushtetutën”.

Një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete është dhe ai me titull, “Frashëri: Janullatosi shovinist grek, shkeli statutin e kishës”,

“Gjykata: Genc Pollo 70 mijë lekë në muaj për dy vajzat”, është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për divorcin e ministrit.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ryshfet për lirimin e të akuzuarit, pranga dy oficerëve”, “Skandali me kombëtaren, tifoz me bileta mbeten jashtë stadiumit”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Grekët: Duam tregun shqiptar të energjisë” , është një artikull që flet për zhvillime tregut të energjisë në rajon dhe kërkesën e kompanive greke në vend.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është dhe ai me titull, “Gjykata Administrative trazon Kuvendin”. “Berisha:Rama shpirtkazmë i dogji vendit 16 milionë dollarë”, është një tjetër artikull i kësaj gazete.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Paulin Sterkaj: Unë deputeti malësor”, “Ther gruan pak orë pas ditëlindjes së të birit”, “Maliqi: Duhen bërë ndryshime në kabinet, ministrat kanë zënë “rrënjë”, “Viktor Bot shkëlqimi dhe rënia e zotit të luftës”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Meta: Kodi i pandryshuar, zgjedhjet nuk shtyhen”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga zëvendëskryeministri Meta lidhur me zgjedhjet vendore.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Gjykatat, Berisha i përgjigjet Ramës”. Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “PS: Nuk do të ketë ndryshime Kodi, duam transparencë”.

Tituj të tjerë të kësaj gazeta janë: “Tivari”, dalin prova për Ramiz Alinë”, “Oficerët kapen në ryshfet, po lironin të arrestuarin”, “Ditëlindjen djalit e kthen në mort, vret gruan”.

a.k/NOA

KOMENTE