English

Studiuesi amerikan: Serbia të propozojë ndarjen, ndryshe humb gjithë Kosovën

Beograd, 10 tetor, NOA – Ted Galen Carpenter, nënkryetar i Institutit “Cato” në Uashington për Mbrojtjen dhe Diplomacinë deklaron sot në gazetën “Blic” të Serbisë se qeveria serbe duhet të propozojë ndarjen e Kosovës, ndryshe e ka humbur të gjihë atë.

Profesori amerikan argumenton se, ekziston mundësia që SHBA-es të pranojnë ndryshimin e kufijve. Ai shprehet se kusht për këtë është që Beogradi zyrtar të tregojë se nën rrethana të caktuara e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj të saktësojë këto rrethana.

“Frigohem se nëse Serbia mbetet në pozicionin e tanishëm, Beogradi zyrtar për 5 ose 10 vjet do të përfundojë me pavarësinë e plotë të Kosovës të njohur nga shumica e vendeve të bashkësisë ndërkombëtare, dhe për këtë të mos fitojë absolutisht asgjë”, thotë ai.

Carpenter shton se kjo do të ishte humbje e plotë për Serbinë. “Është e sigurt se dëshira e Beogradit për të kthyer Kosovën nuk do të realizohet, dhe pos kësaj nuk do të fitojë as shpërblimin ngushëllues. Në anën tjetër, nëse liderët në Beograd do të ishin fleksibilë, atehere së paku do të merrnin diçka si kompensim. Dhe kjo diçka do të ishte më shumë se premtimi i zbehtë se Serbia një ditë do të futet në BE”, ka thënë ai.

NOA

KOMENTE