English

Vidhen 29 pasaporta të udhëtarëve për në Mekë

Tetovë, 10 tetor, NOA - Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur të qytetin e Tetovës. Një 49-vjeçar nga Tetova me inicialet M.I ka lajmëruar policinë se nga vetura e tij e tipit “Audi A4”, janë vjedhur dokumentet e identifikimit të 29 personave. 49-vjeçari i mbante në makinë pasaportat për të nxjerrë vizat për udhëtimin në Arabi.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur pardje në mes orës 19.30 deri 20.30 minuta, kur persona të panjohur kanë kryer vjedhjen, pasi kanë thyer dritaren e makinës, e parkuar në rrugën, “Nikolla Teslla”, afër Eski Xhamisë.

“Me këtë rast ata nga sedilja e pasme e makines kanë marrë një çantë të zezë ku ka patur 29 dokumente udhëtimi”, njoftojnë burime nga polica e Tetovës.

a.k/NOA/INA

KOMENTE