English

Vidic-Buffon, një shkëmbim i mundshëm

Tiranë, 11 Tetor 2010 NOA - Nemanja Vidic, mbrojtësi 29-vjeçar i Manchester United është ndër objektivat e skuadrës ë Juventusit dhe kjo në lidhje me sezonin e ardhshëm.

Kështu është bërë e ditur se mbrojtësi serb mund të vijë në Torino vetëm në rast se në drejtim të skuadrës së Sir Alex Ferguson do të shkojë portieri i bardhë e zinjve Gigi Buffon.

Numri një i Juventusit, i cili është operuar gjatë muajit korrik, është zgjedhur nga tekniku skocez si zëvendësuesi ideal i Van der Sar.

Interesimi në drejtim të Buffon nga ana e United nuk përbën ndonjë lajm të ri, por këtë herë duke parë gjendjen e tij fizike dhe moshën 32-vjeçare mund të themi se Juventusi mund të tundohet kundrejt një oferte të mirë nga ana e djajve të kuq.

r.b/NOA

KOMENTE