Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaçka: S’ka më justifikime për Bregun, është turpi i shqiptarëve, të largohet
English

Xhaçka: S’ka më justifikime për Bregun, është turpi i shqiptarëve, të largohet

Tiranë, 10 tetor, NOA – Partia Socialiste ka shtuar tonin e akuzave ndaj ministres së Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka deklaroi sot se ministrja duhet të sqarojë lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe pasurinë e konvertuar në apartamente në qendër të Tiranës.

Xhaçka ka shtuar se e vetmja zgjidhje është largimi nga qeveria i ministres. “Nuk ka më asnjë justifikim për Majlinda Bregun. E vetmja gjë që i mbetet të bëj është të largohet me turp, pasi është kthyer në turpin e shqiptarëve”, tha Xhaçka.

Ajo është ndalur sërish në pasurinë e deklaruar nga bashkëshorti i Bregut, duke theksuar se shuma e blerjes së apartamenteve është shumë më e ulët sesa vlera reale e banesave në atë zonë.

Duke e cilësuar si mashtrim deklaratën e djeshme të ministres Bregu, Xhaçka u shpreh se vlera e apartamenteve mbetet mister. “Si mund të pretendojë kjo zonjë se një apartament 3 dhoma e një kuzhinë, bashkë me një tjetër apartament 3 dhoma e një kuzhinë, bashkë me një apartament të tretë 2 dhoma e një kuzhinë, në qendër të kryeqytetit janë blerë me 500 euro metri katror, ndërkohë që çmimi i referencës është 1300 dhe vlera e tregut 2000?”, tha Xhaçka.

Deputetja socialiste ka përsëritur dhe një herë kërkesën për hetim të pasurisë dhe lidhje të familjes së ministres me mafian italiane të Sacra Corona Unita.

“Në fillim Majlinda Bregu tha se bizneset e motrës nuk ishin biznese familjare, por kur djali i mafiozit shiti aksionet e tij në panik, vetëm një ditë pas arrestimit të të atit, ishte sërish një tjetër kunat i Majlinda Bregut që bleu aksionet e familjes mafioze, duke vërtetuar se lidhjet mes familjes Bregu dhe asaj Prudentino nuk ishin rastësore, por lidhje të forta dhe të qëndrueshme”, tha sot Olta Xhaçka.

a.k/NOA

KOMENTE