English

Balerina pozon e zhveshur, shkarkohet

Vina, 11 tetor, NOA – Balerina e parë në Operan e Vinës, e cila ka pozuar e zhveshur për dy revista, është shkarkuar nga detyra e saj.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e baletit. Kërcimtarja e zhveshur është Karina Sarkissova, 27 vjeç, me origjinë ruse.

Ajo mori letrën e shkarkimit nga puna me firmën e shefit të ri të baletit, francezit Manuel Legris.

Skandali I detyrohet dhe faktit që balerina kishte zgjedhur pikërisht si skenë të fotove parkun e shenjtë të Staatsoper.

r.b/NOA

KOMENTE