Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“First Step Film Festival”, festivali ndërkombëtar i studentëve
English

“First Step Film Festival”, festivali ndërkombëtar i studentëve

Tiranë, 11 tetor, NOA, Milena Selimi - Duket se Tirana do të ketë edhe një hapësirë të promocioni për regjisorët e rinj të filmit me metrazh të shkurtër.

Një nismë rinore nga një grup artistësh të sapodiplomuar në Akademinë e Filmit në Tiranë kanë vendosur të promovojnë vlerat artistike dhe të ‘rrezikojnë’ duke nisur një festival ndërkombëtar studentësh.

FIRST STEP FILM FESTIVAL do të nisë në Tiranë në datat 25-29 nëntor, duke pretenduar të ketë një pjesëmarrje nga 40 vende, me rreth 130 filma.

Work-shop me pedagogë dhe regjisorë të filmit, shqiptarë dhe të huaj, ku përmendet ardhja e regjisorit Marcell Ivany, fitues i çmimit GOLDEN PALM.

Organizatorët e festivalit “FIRST STEP FILM FEST” Gledis Bica dhe Jonida Cunga mendojnë se “Një festival i filmit të shkurtër në Tiranë nuk është i mjaftueshëm për të promovuar artistët e rinj të filmit”.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme përballja me të tjera ide dhe vizione të studentëve të filmit, kudo në botë, me pikësynimin të shohim kultura të tjera, rrugë të tjera dhe të analizojmë atë ç’ka realizojnë kolegët tanë”, tregojnë organizatorët.

Ky festival mendohet t’u japë një shans më shumë regjisorëve të rinj të filmit dhe t’u japë shpresën për të vazhduar ëndrrën e tyre të kinemasë.

Në program marrin pjesë shumë regjisorë të rinj dhe studentë nga e gjithë bota, të cilët mund të shfaqin ide, vizione dhe analiza të mendimit të tyre regjisorial në këtë garë të bukur të filmit të shkurtër.

Filmat pjesëmarrës do të shfaqen në Kinema Imperial në Tiranë.

mit/NOA
KOMENTE