English

Hungari, evakuohet i gjithë fshati Kolontar

Budapest, 11 tetor, NOA - Fshati i Kolontar, epiqendër e fatkeqësive natyrore të provokuara nga instalimet e aluminit të Ajka në Hungari, është evakuuar plotësisht. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Mti.

Frika, siç bëri të ditur zëdhënësi i mbrojtjes civile në Hungari, Tibor Tobson, është ai i një përmbytje të dytë.

Evakuimi u vendos të ndërmerrej nga forcat e shpejta dhe ndihma e menjëhershme, të cilët vepruan pasi konstatuan një pjesë tjetër tubi të dëmtuar në impiantin e aluminit. Kryebashkiaku hungarez Viktor Orban mbërriti në fshat mëngjesin e sotëm.

r.b/NOA

KOMENTE