Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: LSI, partia me më shumë të ardhme
English

Meta: LSI, partia me më shumë të ardhme

Tiranë, 11 tetor, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike me më shumë të ardhme, e cila ka treguar në një vit qeverisje sesi se është forca më demokratike.

Kështu u shpreh kryetari i LSI, Ilir Meta, gjatë fjalës së mbajtur në Konventën e degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, duke pohuar se procese të mëdha e presin vendin dhe ndaj ai ka nevojë për këtë forcë politike, ndaj “t’i harrojmë të shtunat dhe të dielat, por të dalim të takojmë njerëzit”.

“Në një vit ne përmbushëm 100 pyetje të Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian, duke plotësuar kështu kushtin që shqiptarët të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian brenda këtij viti”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Meta.

Duke shtuar se heqja e vizave është vetëm një stacion më pranë BE dhe e dimë shumë mirë se duhet akoma më shumë punë, energji dhe angazhim, që qytetarët shqiptarë të plotësojnë standardet për të qenë sa më afër tij.

Sipas tij, mrekullia bëhet çdo ditë duke punuar dhe u përkushtuar që të gjithë përditë dhe duke qenë të vendosur në objektiva dhe duke u kujtuar për njerëzit në çdo ditë të javës dhe jo vetëm një herë në katër vjet.

“Ne nuk jemi nga ato forca politike që u kthejnë kurrizin anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre kur vijnë në pushtet, por ne jemi në koalicion për integrimin e Shqipërisë dhe për t’u dhënë përditë shqiptarëve, të ardhmen evropiane”, përfundoi Meta.

n.e/NOA

KOMENTE