English

Murinjo kërkon ndihmën e Zidanes

Barcelona, 11 tetor, NOA - Hose Murnjo i kërkon ndihmë Zinedine Zidanes.

Ish-talenti i Realit të Madridit dhe i kombëtares franceze Zinedine Zidane, është aktualisht këshilltar special i presidentit Florentino Perez, por portugezi kërkon që ta ketë përkrah tij në pankinë dhe në fushat e stërvitjes.

“Do të më pëlqente të qëndronte me mua dhe më pak me presidentin”, - ka deklaruar portugezi për televizonin francez TF1.

Dy personalitete të forta mund të përballen, por Hose mendon dhe ka deklaruar: “Mendoj se Zidane nuk dëshiron të bëhet trajner dhe mua do të më pëlqente thjesht të ishte në pankinë me mua”, - përfundoi Murinjo.

r.b/NOA

KOMENTE