Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme
English

Nis afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme

Tiranë, 11 tetor, NOA - Qeveria shqiptare ka iniciuar projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës, ku si pjesë e tij, në Shqipëri po ndërtohet sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me bazën nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme, nën drejtimin e kryeregjistruesit.

Në vijim të ndërtimit të këtij sistemi të ri, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (njofton se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonën kadastrale nr. 8270 të qytetit të Tiranës).

Ky afishim bëhet në territorin pranë njësisë bashkiake nr. 5, me një periudhë afishimi deri në 45 ditë kalendarike.

Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në zonën kadastrale nr.8270, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre.

Në këtë fazë të këtij procesi, është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.

Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë çdo njëri që ka të drejtë mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës.

Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik.

Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

n.e/NOA

KOMENTE