Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia Kufitare konfiskon 5 kg lëndë narkotike
English

Policia Kufitare konfiskon 5 kg lëndë narkotike

Prishtinë, 11 tetor, NOA – Pas një kontrolli rutinor në pikë-kalimin kufitar të Kullës, policia kufitare e Kosovës arrestoi një të dyshuar dhe konfiskoi rreth 5 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë heroinë.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarët e policisë kufitare për agjencinë e Lajmeve NOA sipas të cilave, sasia e lëndës narkotike gjendej në një veturë të llojit VV Golf me ngjyrë të kaltër, me targa të Malit të Zi në të cilën ndodhej vetëm shoferi.

Mësohet se policia ka arrestuar të dyshuarin Haris.S., boshnjak, shtetas i Malit të Zi, si të dyshuar për këtë rast.

Si pjesë e procedurës hetimore është konfiskuar edhe vetura në të cilën ndodhej substanca e dyshuar, ndërsa po vazhdojnë hetimet ende nga grupi hetimor lidhur me ngjarjen.

Në këtë fazë të hetimit nuk dihet ende se cili ishte vendi i destinacionit të substancës narkotike, por edhe kjo do të jetë pjesë e procesit hetimor.

n.e/NOA

KOMENTE