English

Publikohet online, përkthimi i autorizuar i Kur’an-it në gjuhën shqipe

Tiranë, 12 Tetor 2010 NOA – Publikohet përkthimi i autorizuar në gjuhën shqipe i Kur’an-it. Përkthimi është nxjerrë online nga faqja xwww.xhamiashqiptare.net dhe në të janë renditur të gjitha suret e përkthyera në mënyrë të autorizuar.

Nënvizohet se ky është një përkthim i pastruar nga besëtytnitë, prapambetjet, dhe te gjitha dogmat te cilat po shkaktojnë mos-arsimim te njerëzve, e sidomos grave.

Kurse kujtohet dhe fakti se “E vetmja fe e aprovuar nga Perendia eshte Nenshtrimi (Islami)”, - shkëputur nga [Kuran, 3:19]

Duke promovuar këtë risi, faqja e mësipërme pohon se të gjitha fete e botes Jahudizmi, Krishterimi, Islami, Hinduizmi, Budizmi, dhe te tjerat, jane korruptuar se tepermi nëpërmjet shpikjeve, traditave, dhe idolizimeve te njerezve siç jane profetet dhe te shenjtet.

Kurse nënvizohet se plani i Perendise, siç thuhet ne Beselidhjen e Vjeter (Malakia 3:1), Beselidhjen e Re (Luka 17:22-36 & Mateu 24:27), dhe ne Beselidhje eFundit - ne Kuran (3:81), beri thirrje per dergimin e Lajmetarit te Perendise te Beselidhjes pasi qe te gjitha shkrimet te jene dorezuar.

Funksioni kryesor i Lajmetarit te Perendise te Beselidhjes eshte per te pastruar shkrimet dhe per t’i bashkuar ato ne nje lajm te pergjithshem për kete bote nga Krijuesi dhe Mbajtësi i kesaj bote. Me ne fund, nënvizon faqja, është gjetur prove materiale e pakundershtueshme që Kurani eshte prej Perendise, dhe nuk eshte i shpikur nga Muhamedi.

Faqja nënvizon edhe se “më në fund gjithashtu kemi edhe ne Gjuhen Shqipe Perkthim te Autorizuar te Kuranit, i cili nuk ngerthen asgje nga trillimet te cilat zakonisht ia mveshin fese Islame posaërisht vete njerezit qe pretendojne te jene myslimanë.

Surja 1: Çelësi (El-Fatihah)

[1:1] Në emër të Perëndisë, Më të Hirshmit, Më të Mëshirshmit.*

[1:2] Lartmadhëruar qoftë Perëndia, Zot i gjithësisë.

[1:3] Më i Hirshmi, Më i Mëshirshmi.

[1:4] Sundues i Ditës së Gjykimit.

[1:5] Vetëm Ty të adhurojmë; vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.

[1:6] Udhëzona në rrugën e drejtë;

[1:7] në rrugën e atyre që i bekove, e jo të atyre që merituan zemërim, e as të humburve.

*1:1 Strofa e parë në Kuran paraqet themelin mbi të cilin një mrekulli matematikore mbinjerëzore e bazuar në numrin 19 ndërtohet. Kjo thënie e rëndësishme përbëhet nga 19 shkronja Arabe, dhe çdo fjalë në të ndodhet në tërë Kuranin në shumëfisha të 19-shit. (shih Shtojcat 1 & 29 për detajet).

*1:1-7 Surja 1 është dhuratë e Perëndisë për ne që të vendosim kontakt me Të përmes Lutjeve të Kontaktit, përditë. Ky fakt mbështetet nga një kompozicion matematikor tronditës, me kuptueshmëri të thjeshtë por imitim të pamundur që sfidon matematikanët më të mëdhenj në tokë, dhe i ndalë; është përtej aftësive njerëzore:

(1) Numri i sures, i pasuar nga numrat e strofave, njëri pas tjetrit, japin 1 1 2 3 4 5 6 7. Ky numër është shumëfish i 19-shit.

(2) Nëse e zëvendësojmë numrin e shkronjave për strofë në vend të numrave të strofave, atëherë del numri 1 19 17 12 11 19 18 43. Ky numër është gjithashtu shumëfish i 19-shit.

(3) Nëse fusim vlerën totale germore të çdo strofe, atëherë del numri 1 19 786 17 581 12 618 11 241 19 836 18 1072 43 6009. Ky numër është shumëfish i 19-shit.

Nr. i Strofës Nr. i Shkronjave Vlera Germore

1 19 786

2 17 581

3 12 618

4 11 241

5 19 836

6 18 1072

7 43 6009

Totalet 139 10143

(4) Numri i paraqitur më lart përfshinë të gjitha parametrat e Sures 1 dhe përbëhet nga 38 shifra (19x2).

(5) Vlen të përmendet se ky numër 38 shifror është i plotpjesëtueshëm me 19 edhe kur i shkruajmë përbërësit e tij në anën e kundërt, nga djathtas majtas, siç e praktikojnë Arabët. Pra, 6009 43 1072 18 836 19 241 11 618 12 581 17 786 19 1 është gjithashtu shumëfish i 19-shit.

(6) Dukuritë matematikore të përmendura më lartë janë pjesë e shumë fenomeneve të jashtëzakonshme matematikore për t’i konfirmuar të gjitha detajet e pesë Lutjeve të përditshme të Kontaktit. (Shtojca 15).

(7) Më shumë dukuri mahnitëse jepen në Shtojcën Një. Pra, lexuesit i dorëzohet, që në hyrje, provë materiale që ky është lajmi i Perëndisë për botën.

Lexoni përkthimin e plotë të autorizuar të Kur’an-it në shqip

KOMENTE