English

Bjellorusi-Shqipëri, pjesa e parë u fal një gol vendasve bjellorusë

Minsk, 12 tetor, NOA – Eshtë mbyllur me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për grupin D të eliminatoreve në kuadrin e kampionatit “Euro 2012”.

Ekipi i kombëtares shqiptare nuk ka mundur të shënojë dot deri tani në tokën e huaj, ndërsa vendasit bjellorusë i janë gëzuar një goli të shënuar në minutën e 10-të, nga Vitali Rodionov.

E megjithatë, fusha e lojës në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ka qenë e mbushur me shumë përpjekje për të shënuar, të shoqëruara këto edhe me mjaft të tilla të humbura.

Ndërsa në minutën ’42, gjyqtari dha një karton të verdhë për Skelën pasi ndali një kundërsulm në mënyrë të parregullt të iniciuar nga Molosh.

Rasti i parë i vërtetë për të shënuar nga ekipi i kombëtares shqiptarë është shënuar në minutën e 36 kur Salihi godet nga e djathta brenda zonës se rreptësisë, por Zhevnov grushton...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE