English

Kryeministri: Reforma, ushtri e vogël por profesionale

Tiranë, 12 Tetor, NOA Update - Reformat kanë bërë që vendi ynë të angazhohet me efektivitet në shumë misione paqeruajtëse, në kuadrin e anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kështu ka pohuar kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në hapjen e Ministerialit i ministrave të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), duke shtuar se po punohet me ushtrinë tonë për menaxhimin e emergjencave civile.

Procesi i SEDM-it, përfaqëson një angazhim politiko-ushtarak të vendeve të Europës Juglindore për forcimin e paqes, sigurisë dhe klimës së mirëbesimit.

“Ishin pikërisht forcat e ushtrisë që bënë që në emergjencat e fundit civile të mos humbej asnjë jetë njerëzore”, tha më tej ai lidhur me një argument të tillë.

E duke shtuar se sa u përket reformës së Forcave të Armatosura, ne jemi drejt reformimit të tyre, duke synuar një ushtri të vogël, por profesionale.

n.e/NOA

KOMENTE