Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria humb me Bjellorusinë, pëson 2 gola dhe nuk shënon asnjë
English

Shqipëria humb me Bjellorusinë, pëson 2 gola dhe nuk shënon asnjë

Minsk, 12 tetor, NOA Update – Kombëtarja shqiptare humbi sonte me Bjellorusinë në ndeshjen për eliminatoret e Kampionatit Evropain të Futbollit të 2012-ës, në një ndeshje ku zor se kuqezinjtë rrezikuan ndonjëherë seriozisht rrjetën bjelloruse.

Skuadra bjelloruse e dyfishoi avantazhin e saj ndaj Shqipërisë pasi shënoi në minutën e 75-të një gol të dytë i cili erdhi nga një krosim nga e djathta që erdhi si gabim amator i mesfushorit Skela duke çuar topin përmes Krivets në rrjetën kuqezi.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një karton të verdhe për ish-sovjetikun Molosh dhe vijoi me sulme të vazhdueshme të bjellorusëve në drejtim të portës kuqezi, me taktikën e qëndrimit sa më afër zonës shqiptare.

Një përpjekje e kuqezinjve përmes Skelës që krosoi nga e djathta në minutën e 60-të dhe që pasoi përpjekjen e Dallkut, dështoi pasi topi doli jashtë vijës fundore.

Dy minuta më pas kemi një tjetër mundësi të bjellorusëve përmes Kalachev që goditi jashtë zonës duke bërë që topi të devijohej nga Rodionov e me rezultat të përfundontre mbi traun e portës që kontrollohej nga Arian Beqaj.

Në minutën e 80-të kemi një tjetër mundësi goli pasi Krivets kërkoi penallti pas pretendimit se kishte një ndërhyrje të parregullt nga Dallku. Gjyqtari vendosi të mos konsiderojë kërkesën për penallti.

Në fund të kohës së rregullt gjyqtari jep karton të verdhë të dytë për Dallkun duke bërë që ai të kthehet në karton të kuq që e la kombëtaren tonë me 10 lojtarë.

Gjyqtari dha në minutën e 90-të tre minuta shtesë. Me të përfunduar ato dhe pasi kishte nisur edhe minuta e katërt, pasi asnjë ndryshim rezultati nuk pati, ndeshja u mbyll me rezultatin Bjellorusi 2 – 0 Shqipëri.

***

Ndërkohë pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për grupin D të eliminatoreve në kuadrin e kampionatit “Euro 2012”, ishte mbyllur me rezultatin 1-0

Ekipi i kombëtares shqiptare nuk mundi të shënojë dot në tokën e huaj, ndërsa vendasit bjellorusë iu gëzuan një goli të shënuar në minutën e 10-të, nga Vitali Rodionov.

E megjithatë, fusha e lojës në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, ka qenë e mbushur me shumë përpjekje për të shënuar, të shoqëruara këto edhe me mjaft të tilla të humbura.

Ndërsa në minutën ’42, gjyqtari dha një karton të verdhë për Skelën pasi ndali një kundërsulm në mënyrë të parregullt të iniciuar nga Molosh.

Rasti i parë i vërtetë për të shënuar nga ekipi i kombëtares shqiptarë është shënuar në minutën e 36 kur Salihi godet nga e djathta brenda zonës se rreptësisë, por Zhevnov grushtoi...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE