Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Po shkelëm rregullat e lëvizjes së lirë, nuk bëhemi dot anëtarë të BE
English

Basha: Po shkelëm rregullat e lëvizjes së lirë, nuk bëhemi dot anëtarë të BE

Tiranë, 13 tetor, NOA – Nëse Shqipëria nuk do të përmbushte kushtet e vendosura në udhërrëfyesin për heqjen e vizave, lëvizja e lirë do të ishte ende një iluzion. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha gjatë bashkëbisedimit me nxënës të gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë ku ka i ka informuar lidhur me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga heqja e vizave me Bashkimin Evropian.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a pritet një vendim pozitiv nga të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave, ministri Basha e argumentoi optimizmin e tij me realizimin e kushteve nga Shqipëria dhe mbështetjen e madhe që i dha Parlamenti Europian duke votuar heqjen e vizave.

“Marrja e vendimit për heqjen e vizave do të thotë që Shqipëria në këto aspekte, që nga pasaportat biometrike, kartat e identitetit, siguria e kufirit, lufta kundër krimit, sistemet me të cilat luftohet krimi, auditimi i këtyre sistemeve, aftësitë për ta vazhduar këtë luftë në të ardhmen, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër trafiqeve, është në përputhje të plotë me standartet e Bashkimit Europian. Mbi këtë bazë, presim që të mos ketë asnjë vend që të shprehë rezerva në këtë drejtim”, tha ai.

Më tej, ministri Basha ka bërë të ditur se nëse një qytetar kërkon të rrijë më shumë se 90 ditë në 6 muaj në zonën Shengen, atëherë duhet patjetër të pajiset me një vizë.

“Rregullat Shengen përcaktojnë që ju mund të udhëtoni në sado shtete që do të dëshironi të hapësirës Shengen. Në qoftë se ju arrini t’i bëni të 28 shtetet brenda ditës nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që në të gjithë hapësirën Shengen të mbledhur së bashku ju mos të kaloni më shumë se 90 ditë çdo 180 ditë. Penalitetet variojnë nga pengesa për të hyrë në zonën Shengen tek deportimi i detyruar, me forcë, në vendin e origjinës dhe deri tek përjashtimi i individit për të udhëtuar në hapësirën Shengen për një periudhë deri pesëvjeçare. Nuk mund të punësoheni. Po kështu në qoftë se ju shkoni për një studim më shumë se tre muaj, për një vit fjala bie në një nga gjimnazet e BE, ju duhet të pajiseni me një vizë studimi. Por për një vend ku qytetarët lëvizin lirshëm brenda parametrave të lëvizjes së lirë, marrja e një vize studimi është pakrahasueshmërisht më e lehtë sesa për një vend, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin me parametrat e lëvizjes së lirë”, i ka sqaruar të rinjtë ministri Basha.

Duke përfunduar se nuk duhet të shkelen rregullat e lëvizjes së lirë pasi kjo do të ndikonte negativisht edhe për vendin.

“Përgjegjësia që ne do të demonstrojmë se si do ta përdorim këtë liri do të jetë përcaktuese jo vetëm për qytetarët por edhe për vendin në tërësi përsa i përket realizimit të synimit tonë final që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE