Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi artistik Emil dhe detektivët në Akademinë Marubi
English

Filmi artistik "Emil dhe detektivët" në Akademinë Marubi

Tiranë, 13 tetor, NOA/ Milena Selimi - Me regji dhe skenar nga Franziska Buchsot sot në mbrëmje në orën 19.00 do të shfaqet në Akademinë e Filmit Marubi filmi artistik “Emil dhe dedektivët”.

Romani i Erich Kästner "Emil dhe detektivët" është një ndër klasikët e letërsisë gjermane për fëmijë.

Botuar për herë të parë në vitin 1929, ai lexohet dhe pëlqehet ende nga fëmijët.

Një sukses ky, që çoi në përkthimin e tij në 60 gjuhë dhe realizime të shumta filmike.

Me rastin e inskenimit teatror nën të njëjtin titull me nxënës shqiptarë, të cilët e kanë transferuar përmbajtjen e veprës në Shqipëri do të shfaqet tanimë edhe në Tiranë realizimi i fundit filmik i saj, i cili është përshtatur për situatën aktuale në Gjermani. Krahas situatave emocionuese dhe plot humor filmi ofron mundësinë për të gjetur ngjashmëritë e dallimet dhe për të mësuar diçka më shumë për të dy vendet.

Sekreti i suksesit të kësaj vepre klasike, përveç tensionit dhe humorit të saj, qëndron sidomos në imazhin e fëmijëve që ajo projekton: fëmijët mund të jenë më të fortë se sa të rriturit, nëse ata janë të guximshëm dhe kokëfortë.

Si përfundim, miqësia dhe drejtësia triumfojnë.

Cili i rritur nuk do ta donte këtë?

Filmi do të shfaqet në gjermanisht me titra në shqip, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë artdashësit e kinemasë.

m.s/mit/NOA
KOMENTE