Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalabria “pushton” për 4 ditë Tiranën
English

Kalabria “pushton” për 4 ditë Tiranën

Tiranë, 13 tetor, NOA - Siç dihet, Kalabria mban në gjirin e saj prej shekujsh një komunitet të madh “arbëresh”, italianë që flasin shqip dhe falë kësaj ka lidhje të ngushta kulturore dhe shpirtërore me Shqipërinë.

E për të forcuar më shumë këto lidhje, Rajoni i Kalabrisë do të organizojë, në bashkëpunim më Ambasadën italiane në Tiranë, një seri veprimtarish, në Tiranë dhe Shkodër nga data 14 deri më 18 tetor.

Në mënyrë të veçantë, veçohen dy ekspozitat, ajo e kostumeve dhe të florinjtave arbëresh dhe ajo e fotografive të Luca Policastrit (artist kalabrez arbëresh), të cilat do të përurohen në Sallën Qendrore të Muzeut Historik Kombëtar.

Si edhe seminari “Rugëtimi drejt integrimit evropian i Shqipërisë: kontributi i rajoneve italiane (dhe i Kalabrisë në veçanti) për mbështetjen e Shqipërisë në këtë rrugëtim”, i cili do të mbahet në Hotel Tirana International, të hënën 18 tetor.

Ky seminar është vazhdimi i “Forumit mbi Dialogun Itali-Shqipëri”, që u mbajt në Tiranë më 11 qershor gjatë stinës së veprimtarive “Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi”, dhe ka si qëllim ilustrimin e rolit që administrata vendore mund të luaj në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE