Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Ideatori i sistemit të frikshëm 20 %, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore
English

PD: Ideatori i sistemit të frikshëm 20 %, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore

Tiranë, 13 tetor, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli i bëri rishtas thirrje sot prokurorisë të nisë hetimet mbi akuzat për afera korruptive dhe gjobëvënie prej 100 milion eurosh nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama për projektin e pallateve 35 katësh të diga e Liqenit Artificial.

“Kryetari i Bashkisë Tiranës, Edi Rama, edhe sot nuk foli për skandalin e 20 përqindëshit, që e implikon atë deri në grykë, në projektin e gratacielëve 35- katësh tek Liqeni”, theksoi Kadilli.

Sipas Kadillit akuzat e lëshuara nuk janë thjesht një provë e rëndë korrupsioni, por është edhe mekanzimi i një sistemi të frikshëm, që vepron prej shumë vitesh në Shqipëri. Deputeti Kadilli bëri me dije se “Ideatori dhe frymëzuesi i këtij sistemi është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edvin Rama, kurse “leprat” janë thjesht aplikuesit në terren. Për fatin e mirë, ata tashmë janë kapur mat, pas publikimit të kontratës 20 përqindëshe dhe denoncimit të fuqishëm të saj”.

Në këtë suazë, deputeti demokrat i kujtoi Edi Ramës, se demokratët nuk do të rreshtin së kërkuari përgjegjësinë e tij direkte në këtë mega-aferë, përgjegjësi e cila duhet të jetë edhe ligjore, pasi është koha që kampionët e korrupsionit në kontinent të dalin para drejtësisë, tha deputeti Kadilli.

Në këtë kontekst zoti Kadilli bëri me dije se tashmë nuk duhet të heshtin më organet e drejtësisë, por t’i shkojnë deri në fund aferës prej 100 milion eurosh.

mit/NOA
KOMENTE