Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sajmir Ivziku, drejtori i ri i QSUT
English

Sajmir Ivziku, drejtori i ri i QSUT

Tiranë, 13 tetor, NOA – Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka prezantuar sot drejtorin e ri Sajmir Ivziku, pas dorëheqjes të bërë një javë më parë nga ish-kreu i këtij institucioni, Ilir Dashi.

Në prani të shefave të pavijoneve, ministri Vasili fillimisht ka shprehur konsideratat e tij për ish- drejtorin Dashi duke pohuar se kjo ishte hera e parë e një bashkëpunimi të frytshëm të tyre.

“Ka qenë hera e parë që unë dhe z.Dashi si dy miq kemi bashkëpunuar në fushën e shëndetësisë dhe dua të shpreh konsideratat e mia më të larta. Ndërkohë që shpresoj e njëjta gjë të vazhdojë edhe me drejtorin e ri, Sajmir Ivziku i cili vjen me një eksperiencë si nëndrejtor i ISKSH-së i cili i ka të qarta idetë në fushën e reformës në shëndetësi. Por, kërkoj një mbështetje nga ju mjekë dhe shefa të shërbimeve duke shkuar drejt asaj që ne kërkojmë një shërbim sa më të mirë për pacientët”, ka pohuar Vasili.

Sipas tij, QSUT është institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në vend, ndaj edhe do t’i kushtohet edhe vëmendja më e madhe si në investime ashtu edhe në buxhet.

Ish-kreu i QSUT, Ilir Dashi në fjalën e tij ka theksuar shprehur falënderimet për punën dhe bashkëpunimin e gjithë stafit mjekësor gjatë 11 muajve që drejtoi këtë qendër.

Drejtori i sapoemëruar Saimir Ivziku ka marrë detyrën e tij, pas një eksperience pune disamujore si nëndrejtor i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor.

Më herët, ai ka qenë një nga drejtuesit kryesore të SOROS, ndërkohë që ka edhe shumë eksperienca në fushën e menaxhimit si në Shqipëri ashtu edhe në Kanada.

n.e/NOA

KOMENTE