Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Slloveni, faleminderit për heqjen e vizave!
English

Topalli: Slloveni, faleminderit për heqjen e vizave!

Tiranë, 13 tetor, NOA - Sllovenia u ka dhënë një mbështetje të madhe proceseve integruese të Shqipërisë si dhe në procesin e fundit, të heqjes së vizave dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve, prandaj ajo duhet falënderuar për një aksion të tillë.

Një fakt të tillë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ia ka bërë sot me dije homologut slloven, Pavel Gantar, gjatë një takimi të përbashkët, ndërsa ky i fundit ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

“Nuk është rastësi që pikërisht sot vetëm pak ditë pas datës 7 tetor kur PE votoi për liberalizimin e vizave, kryetari i Parlamentit të Sllovenisë ndodhet në Shqipëri. Unë shfrytëzova rastin për ta falënderuar përzemërsisht, për të gjithë kontributin dhe mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për integrimin e Shqipërisë”, tha Topalli në fjalën e saj.

Duke shtuar se Sllovenia ka qenë një ndër vendet e Bashkimit Evropian, që në filozofinë e tyre dhe në praktikën e tyre kanë qenë mbrojtësit kryesorë të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Gantar komunikoi se është i sigurt se të gjitha institucionet e tjera europiane do ta ndjekin vendimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave dhe se beson që liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të vitit. “Liberalizimi i vizave nuk është aq i rëndësishëm për politikanët sa është për qytetarët, pasi ata mund të udhëtojnë pa kufizime administrative dhe jam i sigurt se do të mund të vizitojmë njëri-tjetrin më shpesh”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE