Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestime për protestat, reagimi: Ndërhyrje e pushtetit kundër qytetarëve
English

Arrestime për protestat, reagimi: Ndërhyrje e pushtetit kundër qytetarëve

Rahovec, 15 Tetor 2010 NOA Update - Policia e Kosovës i arrestoi 4 persona pjesëmarrës në protestën e vreshtarëve të cilët kundërshtonin mosblerjen e rrushit nga Stone Castle. Kjo erdhi pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë kundër protestuesve të cilët nuk kërkonin asgjë më shumë përveç se hapësirë për plasimin e rrushit të tyre të cilin e kishin prodhuar, deklaroi Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo thotë se para lirisë në prodhim që e proklamon pushteti i Kosovës, aparati i tij i dhunës, policia, intervenoi dy herë radhazi dhunshëm, duke e dëshmuar pikërisht të kundërtën – uzurpimin e hapësirës së përbashkët të tregut nga interesat partikulare.

Sipas Lëvizjes, kjo është ndërhyrje e pushtetit kundër qytetarëve të vendit, kundër interesave të përgjithshme të prodhuesve, në dobi të interesave të veçanta të tregtarëve me jashtë.

Protesta e vreshtarëve të Rahovecit ishte një ndër më të mirat të organizuar në Kosovë, me porosi të qartë dhe fisnike. Ata kërkonin hapësirë të garantuar për prodhimet e vendit. Kërkonin që konsumi i Kosovës të përmbushet me prodhimin e Kosovës, në mënyrë që paratë që ne i shpenzojmë për konsum të na kthehen në rritje të prodhimit dhe rritje të tatimeve për ngritje të mirëqenies. Pra, ishte protestë që fillonte nga interesi i qytetarëve dhe përfundonte mu te interesi i qytetarëve. Kështu ndërhyrja e pushtetit ishte ndërhyrje kundër interesit të qytetarëve.

Dhe kjo nuk është hera e parë. A nuk kishte ndërhyrë pikërisht Hashim Thaçi kundër grevës së punëtorëve të mbetur në Ferronikelin e pasprivatizimit, të cilët nuk kërkonin asgjë tjetër përveç përmirësim të kushteve të punës dhe pagesës? Edhe atëherë Hashim Thaçi doli në mbrojtje të interesit partikular kundër interesit të përgjithshëm të punëtorëve. Edhe atëherë dy punëtorë ishin arrestuar pak kohë pas grevës, pasi që ishte ndalur greva me ndërhyrjen e Hashim Thaçit. Kërkesat e punëtorëve të Ferronikelit mbetet ashtu siç ishin nisur – vetëm kërkesa.

Situata në rastin e vreshtarëve duket e ndryshme nga kjo, pasi që Qeveria ua premtoi atyre nga 1000 euro për hektarë të vreshtës. Kjo ua plotësoi kërkesat vreshtarëve. Mirëpo kjo paraqet disa probleme. Ky premtim mbetet vetëm blerje e paqes sociale të momentit dhe nuk është shndërruar në rregull të subvencionimit të rregullt të vreshtarisë. Pra, ka mbetur në nivelin e mirësisë së pushtetit e jo si e drejtë e qytetarit.

Pastaj ky premtim filloi së realizuari vetëm pjesërisht, pasi që 50% të mjeteve është thënë t’u jepen vreshtarëve në fillim të vitit 2011. Për përmbushjen e këso lloj premtimesh nga Thaçi vreshtarët duhet të konsultohen me punëtorët e arsimit, shëndetësisë, pensionistët, policët, etj. Por problemi aktual është arrestimi i protestuesve. Premtimet e Qeverisë, pavarësisht realizimit, paraqesin pranim publik të Qeverisë se protestuesit paskan pasur të drejtë.

Atëherë pse po arrestohen ata që kanë pasur të drejtë? Sepse Qeveria dëshiron ta dërgojë sinjalin e qartë në popull – kushdo që merr guximin ta kundërshtojë padrejtësinë do të ballafaqohet me dhunën shtetërore. Sinjalin se kundërshtimi do të burgoset, - përfundon qëndrimin e saj, Lëvizja VETËVENDOSJE!

a.b/NOA

KOMENTE