Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Krateri i Gërdecit do shndërrohet në terren sportiv
English

Berisha: Krateri i Gërdecit do shndërrohet në terren sportiv

Tiranë, 14 tetor, NOA – Mëse dy vjet pas shpërthimit të fabrikës së demontimit në fshatin Gërdec, Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot përfundimin e rikonstruksionit të Rrugës së Marqinetit, një fshat pranë shpërthimit të kraterit, në bashkinë e Vorës, rrugë e cila i ka kushtuar buxhetit të qeverisë një investim prej 65 milion lekësh, ndërsa siguroi se qeveria do ta kthejë kraterin e shpërthimit në një terren sportiv nga më të bukurit në rajon.

“Drama e juaj ishte drama ndër më të thellat, jo vetëm një dramë e madhe shpirtërore për ju dhe familjet tuaja, por ju garantoj për çdo qytetar, për kryeministrin e vendit dhe për të gjithë shqiptarët. Uroj dhe shpresoj që drejtësia të thotë me vendosmëri fjalën e vet. Nga ana tjetër, ju garantoj se në jetën time nuk do të harroj kurrë fisnikërinë tuaj, qëndrimin tuaj burrëror, nuk do të harroj kurrë votën tuaj si një detyrim më madhorin se çdo votë tjetër në këtë vend, ndaj meje dhe qeverisë sime”, deklaroi kryeministri në fjalën e tij para banorëve të Marqinetit.

Kryeministri Berisha gjatë takimit me banorë e fermerë të zonës së Marqinetit garantoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt që zhvillon fermat dhe përmirëson jetën e tyre.

“Unë ftoj fermerët e Marqinetit të përfitojnë nga të gjitha subvensionet e drurëve frutorë, ulli apo çdo dru tjetër, që do të mbjellin në këto zona. Qeveria do t’i subvensionojë 100 përqind. Sikurse vendin e eksplodimit, sapo të pastrohet, do ta shndërrojmë në një nga terrenet sportive më të bukura të rajonit”, tha shefi i ekzekutivit.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha informoi se në harkun kohor të katër viteve në komunën e Marqinetit janë asfaltuar 39 kilometra rrugë, 9 rrugë rurale e kombëtarë, janë ndërtuar mbi 6 ujësjellës, 2 shkolla dhe 5 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

“Unë jam sot këtu për t’ju dhënë fjalën secilit prej jush, kryetarit tuaj të bashkisë se qeveria me përparësi të madhe e shumë të veçantë do të investojë në këtë zonë çdo projekt, i cili do të ndryshojë për mirë jetën tuaj”, premtoi rishtas kreu i qeverisë, duke shprehur kënaqësinë që tashmë kjo rrugë e re është në standardet e një rruge kryeqyteti.

Shefi i ekzekutivit përmendi edhe në këtë takim afrimin e momentit të heqjes së vizave për shqiptarët, duke theksuar se vendimi historik dhe i shumëëndërruar po vjen vetëm për shkak të plotësimit të standardeve, plotësimit të kërkesave dhe reformave të ndërmarra si përsa i përket sigurisë në vend, luftës ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe pastrimit të parave.

“Unë jam i bindur se ju dhe të gjithë shqiptarët do t’i përgjigjeni me dinjitet të madh këtij vendimi, se ju e të gjithë shqiptarët do të faktoni me qëndrimet tuaj se besimin që ju dhanë dhe nderimin që ju bënë do ta shpërbleni me qëndrim dinjitoz e respekt të rregullave të përcaktuara për këtë procedurë heqje vize për 90 ditë”, u tha kryeministri banorëve të fshatit Marqinet.

mit/NOA
KOMENTE