Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: PS asgjë të përbashkët me socialistët e BE, Fidel Kastro do t’ju kishte zili
English

Berisha: PS asgjë të përbashkët me socialistët e BE, Fidel Kastro do t’ju kishte zili

Tiranë, 14 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot nga socialistët në Kuvend që të njohin meritat e qeverisë për heqjen e vizave dhe të japin kontributin e tyre në reformat e mëtejshme.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha ka theksuar se këto janë “kohërat e qytetarëve shqiptare dhe jo të kupolave mafioze”. Berisha ka theksuar dhe faktin se Partia Socialiste po kthehet në orgjinë duke u vetizoluar.

“Dëgjoja një ditë kryetarin tuaj, Rama ku me mburrje thoshte se Tanja Fajon është socialiste. E vërtetë është, ajo është socialiste. Edhe Martin Socialist është socialist, por çfarë bëtë ju si socialistë. Ju bëtë Kastron mor zotrinjë. Edhe Fidel Kastro do t’ju kishte zili”, tha Berisha.

Ai theksoi se ngjashmëria mes socialisteve në Tiranë dhe atyre në Bashkimin Europian nuk qëndron. “Çfarë ngjashmërie kini ju me ata, absolutisht saç ka lidhje Milibandi me Brezhnjevin”, tha ai.

Berisha ka theksuar se PS-ja po vet izolohet duke mos votuar asnjë ligj të rëndësishme.

“Në historinë e partisë tuaj vetizolimi kane qenë shtyllat kryesore të politikës së saj.Ju gjetët forcë dhe moral për t’u vetizoluar, çfarë shpirti patët ju që të mos votonit asnjë prej ligjeve”, tha Berisha.

Berisha theksoi se opozita e ka tw hapur derën e bashkëpunimit me qeverinë. “Një fjalë thotë më mirë vone se kurrë. Ju bëjë thirrje t’i bashkëngjiteni këtij procesi. Ky është proces jetik për çdo shqiptarë, pavarësisht nga bindjet partiake”, tha Berisha për procesin e heqjes së liberalizimit të vizave.

a.k/NOA

KOMENTE