English

Identifikimi jo më nga sytë apo gishtat, por nga ... veshët

Londër, 14 tetor, NOA - Shenjat e gishtave dhe ngjyra e syve nuk do të jenë më elementët e kontrollit nga organet e sigurisë, ato tashmë quhen vjetëruara.

Por identifikimi i ri objektiv nga sistemet e personelit do të jenë veshët.

Sipas një studimi nga Universiteti i Southamptonit, veshët për çdo qenie njerëzore janë të ndryshëm dhe për këtë arsye, kjo pjesë e kokës mund të përdoret për të gjetur identitetin personal të një personazhi.

Receptorët kërcorë të aparatit të dëgjimit do të jenë kështu më të besueshme se shenjat e gishtërinjve, të cilat shpesh bëhen “të ngrënë” ose janë të komprometuar vullnetarisht (p.sh. nga djegiet) etj.

Profesor Mark Nixon udhëhoqi ekipin në studimin e Universitetit të Southamptonit dhe kreu një arkiv të identitetit personal të subjekteve të fotografuara.

Pasi i pa të të gjitha, falë një teknologjie inovative të quajtur "Image Ray Transformim", e cila tregon në detaje të gjitha strukturat e ndërlikuara me tuba të veshit, ai tregoi se ato mund të jenë prova të besueshme në 99 përqind të rasteve për identitetin e një personi.

n.e/NOA

KOMENTE