English

Imami: NATO, në 2011 misionet tona do ndryshojnë

Londër, 14 tetor, NOA – Në vitin e ardhshëm, ashtu si dhe vendet e tjera të Aleancës, Shqipëria do të reflektojë ndryshimin e detyrave dhe misioneve operacionale.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi mori pjesë në ministerialin e NATO-s mbi konceptin e ri strategjik, mbrojtjen raketore dhe reformat.

Duke shtuar se Shqipëria ka një plan disavjeçar të shqyrtimit të risktrukturimit të kapaciteteve, në mënyrë që kjo rritje t'i shërbejë sa më mirë edhe ngritjes së kapaciteteve të Aleancës njëkohësisht.

“Ne kemi hedhur kapacitetet e misioneve në luftim dhe do të shfrytëzojmë maksimalisht të gjitha mundësitë për shtimin e këtyre kapaciteteve, por rritjen e kapaciteteve edhe në sektorët e trajnimit dhe monitorimit. Nga viti 2011 deri në vitin 2015 këto do të jenë disa nga drejtimet ku do të fokusohemi”, u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me qëndrimet e vendeve anëtare të Aleancës, u shpreh se ka një konsensus të tyre lidhur me këtë koncept të ri strategjik.

"Vlen për t’u theksuar se ka një konsensus të gjerë. Të gjithë janë dakord për rrugën që duhet të ndjekim, duke i paraprirë kështu vendimeve që kryetarët e shteteve do të marrin në Samitin e Lisbonës, në muajin nëntor", u shpreh ministri Imami.

n.e/NOA

KOMENTE