Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur të ha Rrëshen-Kalimashi
English

Kur të ha Rrëshen-Kalimashi

Ministria e Financave është justifikuar prej disa kohësh se për segmentin Rrëshen - Kalimash është e detyruar të paguajë situacionin faktik sipas kostove për njësi. Kjo është përcaktuar në kontratë. Por sot bëjmë pyetjen, mirë në vitin e parë e të dytë që nuk kishte projekt, por as në vitin e tretë qeveria nuk është e aftë të programojë me saktësi kostot për njësi

Nga Ilir Beqaj

Diskutojmë sot për buxhetin faktik të vitit 2009. Ky ishte buxheti i një viti elektoral. E kemi thënë në mënyrë të përsëritur që në nëntor 2008 kur kërkuat ta miratoni se ky buxhet ishte jorealist dhe në shërbim të mashtrimit elektoral. Zgjedhjet e fundit nuk ishin as të lira e as të ndershme. Ato ishin zgjedhje të vjedhura. Zgjedhjet u vodhën nga Sali Berisha dhe pushteti i tij që u bë njësh me shtetin.

Ajo çfarë ndodhi me financat publike gjatë vitit 2009, mbyllja e vitit fiskal 2009, pasojat në ekonominë shqiptare që në tremujorin e fundit 2009 dhe deri më sot tregojnë se të gjitha dyshimet tona kanë qenë të drejta dhe ajo çfarë kemi sot përpara e provon një gjë të tillë.

Është sot shumë e lehtë të deklarosh me siguri se ju e përdorët buxhetin e vitit 2009 për të deformuar dhe tjetërsuar vullnetin politik të shumicës së shqiptarëve. Këtë e bëtë sepse duhet të ruanit statusin tuaj prej grabitësi për t'iu shmangur drejtësisë.

Dua të ndalem veçmas te programi i "Rrugëve nacionale" për t'i treguar shqiptarëve se me këtë program ju jo vetëm shpërdoruat paratë e shqiptarëve gjatë vitit 2009, por, më tej, duke mos paguar sipërmarrësit e punëve publike bllokuat të gjithë sistemin ekonomik në Shqipëri.

Programi i rrugëve nacionale është programi më i madh i shpenzimeve kapitale në vend. Në vitin 2009 janë shpenzuar të gjitha paratë e programit, ndërsa janë realizuar vetëm 85 % e objekteve që duhet të realizoheshin. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Pra, sot shqiptarët kanë të drejtë të dinë se pse janë shpenzuar të gjitha paratë, ndërsa janë bërë më pak punë.

Por, le të t'u themi fillimisht shqiptarëve se sa km rrugë nacionale janë ndërtuar në vitin 2009? Janë ndërtuar 97 kilometra rrugë dhe janë ri konstruktuar 187 km rrugë. Këto janë pra mijëra kilometrat që Sali Berisha përmendte vjet në fushatë elektorale. 97 dhe 187.

Në rrugët e tipit A2 me 4 korsi, buxheti kishte parashikuar që të shpenzonte 12 milionë dollarë për 1 km. Sipas raportimeve zyrtare deri në shtator 2009 në fakt ishin shpenzuar 4,2 milionë dollarë më shumë ose 35 % më shumë. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Sot shqiptarët duan një përgjigje pse km i rrugës me 4 korsi ka kushtuar 35 % më shumë se programi i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sot shqiptarët duan të dinë pse janë shpenzuar në total 60 milionë dollarë më shumë sa programi i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të ndërtuar më pak rrugë. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Në rrugët C2' me dy korsi, buxheti kishte parashikuar që të shpenzonte 800 mijë dollarë për 1 km. Sipas raportimeve zyrtare janë shpenzuar 1 milionë dollarë për 1 km ose 25 % më shumë.

Sot shqiptarët duan një përgjigje pse km i rrugës me 2 korsi ka kushtuar 25 % më shumë se programi i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Ja pra kush janë njerëzit që shpenzojnë 35 dhe 25 % më shumë se sa miraton Kuvendi i Shqipërisë. Qeveritarët e sotëm.

Por dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është edhe më i madh. Banka e Shqipërisë ka raportuar se në vitin 2009 çmimet e çimentos dhe hekurit janë më të lira se në vitin 2008 kur ishte draftuar ky buxhet.

Ndërsa qeveritarët tanë në vend që të bëjnë më shumë rrugë me paratë që ka vendosur Kuvendi, shpenzojnë 35 dhe 25 % më shumë dhe bëjnë më pak punë.

Kjo është arsyeja e vërtetë pse u vodhën zgjedhjet e vitit 2009. U vodhën që të fshihet e vërteta e shpërdorimit të parave të shqiptarëve.

Kjo është edhe arsyeja pse nuk lejohet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit. Të gjithë e kuptojnë se pas transparencës së zgjedhjeve e ka radhën transparenca e përdorimit të buxhetit dhe më pas vendosja e drejtësisë.

Ministria e Financave është justifikuar prej disa kohësh se për segmentin Rrëshen - Kalimash është e detyruar të paguajë situacionin faktik sipas kostove për njësi.

Kjo është përcaktuar në kontratë.

Por sot bëjmë pyetjen, mirë në vitin e parë e të dytë që nuk kishte projekt, por as në vitin e tretë qeveria nuk është e aftë të programojë me saktësi kostot për njësi.

Po Ministria e Financave si pranon të paguajë situacione më të larta se programi i miratuar nga Kuvendi në kushtet që çmimet për njësi të hekurit e çimentos janë ulur.

Këto pyetje duan përgjigje. Por edhe nëse do të vijnë një ditë përgjigjet, çfarë do të bëhet me dëmin që i është shkaktuar shqiptarëve.

Prokuroria duhet të shqyrtojë edhe këto shpërdorime. Shpërdorime që fillojnë me lidhjen e kontratës, shpërdorime që vazhdojnë me zbatimin e kontratës dhe shpërdorime që përfundojnë me likuidimin e faturave. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht se disa njerëz mund të jenë në pushtet apo pranë pushtetit të Sali Berishës.

Në relacionin që shoqëron projektligjin bie në sy një paragraf i çuditshëm që po e lexoj:

"Nga informacionet e paraqitura, problemi që evidentohet pothuajse nga të gjitha ministritë, është bllokimi i kryerjes së pagesave nga thesari në muajin Dhjetor 2009, duke shkaktuar probleme me firmat që kane kryer punimet ...". Pra, sot qeveria na sjell një projektligj ku na thotë se thesari ka bllokuar pagesat. Po i kujt është ky thesari? Ndonjë institucion ndërkombëtar. Jo, është strukturë e qeverisë.

Pra qeveria bllokoi pagesat. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Duhet të shpjegojmë pse. Në janar 2010, sipërmarrësit e punëve publike deklaruan se qeveria u kishte 100 milionë dollarë situacione të pranuara dhe të papaguara.

Zotëria që është ulur jashtë vullnetit të shqiptarëve në karrigen e kryeministrit lidhi vitin e kaluar kontrata punësh publike megjithëse e dinte se arka e shtetit nuk kishte para për to. U kërkoi sipërmarrësve të punonin me lekët e tyre. Madje bëri edhe një hile. U kërkoi që të kryejnë 75 % të punimeve të kontratave ekzistuese që të hyjnë në tendera të tjerë. Dhe të punojnë më paratë e tyre.

Dhe ja ku erdhëm. Krizën e financave publike që e shkaktoi me vetëdije për të prerë shiritat e gënjeshtrave të tij elektorale Sali Berisha e futi në çdo sipërmarrje që kontraktoi. Sipërmarrësit e papaguar nuk kishin para të paguanin furnitorët e tyre.

Kriza u shtri kështu në sektorë të tjerë të ekonomisë reale. Më pas nuk kishin para të paguanin punëtorët. Kriza filloi të hynte në buxhetet familjare. Papunësia u shtua dhe ja ku jemi sot. Shqipëria ka 1,8 milionë persona në moshë pune, por 1 milionë prej tyre nuk kanë punë. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Sipërmarrësit iu drejtuan bankave për kredi për kapital qarkullues. Bankat besuan duke parë se kreditë mbuloheshin nga kontratat e firmosura prej Sali Berishës.

Nisi odiseja e mosshlyerjes së kredive dhe kreditë e këqija u rritën. Kriza përfshiu kështu edhe sektorin financiar. Në më pak se 9 muaj i gjithë mjedisi ekomomik shqiptar u infektua nga virusi i krizës.

Dhe çfarë kemi sot. Kreditë e këqija kanë arritur 13,5 % të portofolit në fund të gushtit. Në muajt e fundit rriten më 20 milionë dollarë, ndërsa nga janari deri në dhjetor rritja do të jetë vetëm brenda vitit 200 milionë dollarë. Për këtë faji është i Sali Berishës.

Po bëhen përpjekje për të ndryshuar klasifikimin e kredive të këqija. Bëjnë presion që kreditë që janë marrë për moskryerje pagesash nga buxheti të mos quhen të këqija. Pra, duan të ndërhyjnë edhe në procedurat dhe standardet e Bankës Qendrore.

Nuk do të ishte çudi të ndodhte edhe kështu. Prej muajsh kemi faktuar se shteti është i kapur dhe se vendimet dhe ligjet bëhen vetëm në funksion të interesave të ngushta të klanit qeveritar.

Është koha që shqiptarët të çlirohen nga ky grupim njerëzish që kanë pushtuar Shqipërinë dhe që po grabisin çdo gjë që ka në këtë vend.

Kanë grabitur vullnetin e shqiptarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre.

Kanë grabitur pronat e shqiptarëve.

Kanë grabitur pasurinë e shqiptarëve.

Kanë marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

*Fjala në Kuvend për buxhetin faktik të deputetit

KOMENTE