English

Meta: S’ka zgjedhje të parakohshme, mazhoranca është solide

Tiranë, 14 tetor, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbrojtur koalicionin me të djathtën duke deklaruar sot se “mazhoranca qeverisëse është solide dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”.

Në një prononcim për mediat mbi zhvillimet më të fundit brenda LSI-së, kreu i LSI-së, tha se opozita ka kërkuar mëse njëherë zgjedhje të parakohshme, porse siguroi se këto zgjedhje do të bëhen në vitin 2013.

“Nuk duhet të ëndërrojmë, sipas tyre duhet të ishin bërë 300 herë zgjedhje të parakohshme”, tha zoti Meta.

Meta i bëri këto deklarata pas vizitës që zhvilloi në ambasadën gjermane.

Më tej zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta vlerësoi mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë me investimet e rëndësishme në ekonomi, energjitikë e bujqësi.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, njoftoi se shumë shpejt do të inagurohet linja 400 kv, Shqipëri-Podgoricë.

mit/NOA
KOMENTE