Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria promovon “Çmimin e Turizmit 2010”, ja si mund ta fitoni
English

Ministria promovon “Çmimin e Turizmit 2010”, ja si mund ta fitoni

Tiranë, 14 tetor, NOA – Ministria e Turizmit zhvilloi sot konferencën “Çmimin e Turizmit 2010” ku u ftuan të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke qenë se dhënia e një çmimi të tillë sensibilizon operatorët turistikë për rritjen e shërbimeve dhe shtimin e njohurive në fushën e turizmit.

Gjatë konferencës, u bë me dijeni se “Çmimin e Turizmit 2010” do të jepen gjatë Konferencës 3-të Vjetore të ATA-s e cila do mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Çmimi është caktuar për individë, grupe, organizata, kompani dhe komunitete që kanë arritur një kontribut të dukshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, duke marrë në konsideratë aspektet ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Kriteret për t’u marrë në konsideratë kanë të bëjnë me zbatimin e koncepteve praktike në mënyrë që të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit që përcaktohet nga ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore.

Apo zbatimin e teknologjive për të ruajtur burimet natyrore (uji, energjia) dhe për të përmirësuar në të njëjtën kohë rezultatin e biznesit etj.

Fituesit e Çmimit të Turizmit përfitojnë një çertifikatë nga Ministria e Turizmit dhe ATA, një pjatë Metali për “Çmimin e Turizmit 2010” me titull e projektit, emrin e fituesit, kohën dhe datën e ceremonisë së dhënies së çmimit, të fimosur nga Ministri i Turizmit dhe presidenti i ATA-s.

n.e/NOA

KOMENTE