Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stefan Fule: Ballkani në BE? Për zgjerimin, cilësia më e rëndësishme se shpejtësia
English

Stefan Fule: Ballkani në BE? Për zgjerimin, cilësia më e rëndësishme se shpejtësia

Bruksel, 14 tetor 2010 - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Füle, thekson se për vendet e Ballkanit Perëndimor sfida kyçe është kapërcimi i së kaluarës së vështirë dhe gatishmëria për të avancuar drejt një axhende evropiane.

Në një intervistë për Deutsche Welle, ai ka deklaruar se një ndër rregullat e arta të procesit të pranimit është që secili vend do të trajtohet mbi bazën e meritave të veta. “Duke iu referuar perspektivës evropiane të të gjithë rajonit, ne do të sigurojmë që asnjëri vend të mos mbetet prapa për shkak të një vendi tjetër”, ka pohuar Füle.

Z. Füle, cila është perspektiva kohore për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE? Disa zëra nga qarqet diplomatike në Bruksel flasin për vitin 2018, a mendoni se kjo datë është realiste për pranimin e këtyre vendeve si anëtare të BE-së? Pranimi realizohet kur një vend është gati, kjo arrihet pasi të jenë plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit, e për këtë arsye vendi mund të japë kontribut pozitiv në BE, ndërkohë që edhe do të gëzojë të gjitha përfitimet e anëtarësimit. Ky është një proces ambicioz që kërkon mobilizimin e plotë të forcave të një vendi dhe në të cilin cilësia është më e rëndësishme se shpejtësia. Kjo nuk do të thotë që një vend të mos fokusojë një datë të tijën me qëllim për të përqendruar forcat e veta. Çfarë influence pati kriza aktuale financiare, veçanërisht kriza e Greqisë, ndaj procesit të zgjerimit? Kriza na goditi ne të gjithëve, ndonëse në shkallë të ndryshme. Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka pasur BE-ja me vendet e rajonit, kemi zbatuar politika të tilla, falë të cilave kriza nuk pati efekt aq të rëndë sa mund të mendohej. Në të ardhmen një pjesë e mbështetjes sonë do të fokusohet në forcimin e politikës ekonomike dhe të institucioneve që e zbatojnë atë. Kjo do të jetë me rëndësi kyçe si një mësim i nxjerrë nga kriza, që tregoi se sa të rëndësishme janë financat e shëndetshme publike dhe politikat që nxisin stabilitetin ekonomik. Megjithatë pavarësisht krizës, në Sarajevë vendet tona anëtare rikonfirmuan perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.Cilat janë pengesat më të mëdha për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE? Sfida kyçe është kapërcimi i së kaluarës së vështirë dhe gatishmëria për të avancuar drejt një axhende evropiane. Natyrisht që ka një sërë piketash mbi të cilat është i ngritur i tërë procesi. Pa respektimin e rendit dhe të ligjit, pa pavarësinë efikase të juridiksionit, pa një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa një evidencë për t' i provuar këto dhe pa reformimin dhe funksionimin e shërbimeve publike, afrimi do të jetë i pamundur. Pra, Ballkani Perëndimor përballet me një sërë sfidash kyçe, të cilat duhet të zgjidhen në nivelin rajonal. Pajtimi është një çështje mjaft e ndjeshme. Në rajon janë një sërë çështjesh bilaterale të pazgjidhura, të cilat nuk duhet të influencojnë procesin e anëtarësimit. Kjo është arsyeja përse ne i inkurajojmë këto vende që të kërkojnë zgjidhje bilaterale në frymën e fqinjësisë së mirë. A mendoni se vendet e rajonit do të trajtohen veçmas, apo integrimi do të konceptohet për rajonin në tërësi? Një ndër rregullat e arta të procesit të pranimit është që secili vend do të trajtohet mbi bazën e meritave të veta. Duke iu referuar perspektivës evropiane të të gjithë rajonit, ne do të sigurojmë që asnjëri vend të mos mbetet prapa për shkak të një vendi tjetër. Nëse vendet trajtohen veçmas, atëherë cilat janë kriteret e trajtimit ndryshe të vendeve si p.sh. të Shqipërisë, Serbisë apo Maqedonisë? Kriteret për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm ose jo për anëtarësim janë të njëjta për çdo vend, këto janë të ashtuquajturat kriteret e Kopenhagës: politike, ekonomike, legjislative dhe administrative. Në kuadër të procesit të Stabilizimit dhe Asociimit parashikohen si kushte shtesë bashkëpunimi rajonal dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare. A kanë të 27 vendet anëtare një mendim dhe strategji unike për procesin e mëtejshëm të zgjerimit? Strategjia jonë e zgjerimit fillimisht është vendosur në Samitin Evropian të Kopenhagës në vitin 1993 dhe u rikonfirmua në 2006 me një konsensus të ri për zgjerimin. Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Samiti i Zagrebit në vitin 2000 vendosi një kuadër, që si rrjedhojë u rikonfirmua në Selanik në 2003, dhe së fundmi sivjet në takimin e nivelit të lartë në Sarajevë. Kjo strategji thekson perspektivën e anëtarësimit Evropian për të gjithë rajonin, e bazuar në meritat e secilit vend dhe në mbështetjen me unanimitet të të gjitha vendeve anëtare. Sivjet ne lançuam bisedimet e anëtarësimit me Islandën, një vend që thuajse një të tretën e legjislacionit e ka përshtatur me atë të BE-së, mbi bazën e anëtarësimit të saj në EEA dhe në Shengen. Negociatat me Turqinë janë gjithashtu në vazhdim, ndonëse më ngadalë, sepse tani ne jemi duke trajtuar kapitujt më kompleks. Ndërsa po avancojmë me të gjitha vendet për anëtarësim, ne jemi fokusuar në cilësinë e procesit, dhe ne përparojmë në linjën e reformave që janë duke u zbatuar në vendet e zgjerimit.

Deutsche Welle

KOMENTE