English

Tahiri: Vrasja e Xhindit, politike, Kuliqi i përfshirë në korrupsion dhe krime

Tiranë, 14 tetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka lëshuar akuza të ashpra në adresë të kryeministrit dhe zëvendësdrejtorit të policisë Agron Kuliqi. Tahiri ka hedhur dyshime dhe për përfshirjen e tij në disa pre ngjarjeve të fundit, duke nisur nga vdekja e Kosta Trabickës, zhdukja e Eduard Belegut dhe vrasja e deputetit Fatmir Xhindi.

Duke folur për vrasjen e deputetit, Tahiri u shpreh se “ajo është një vrasje politike, jo sepse e themi ne, por sepse të tillë e ka klasifikuar prokuroria”.

Tahiri u shpreh se zëvendësdrejtori i Policisë ka qenë i pranishëm i pari në skemën e krimit edhe në vrasjen e Xhidit dhe në aksidentin e Kosota Trebickës. “

“Kuliqi është i pari që u shfaq në skenën e krimit të vrasjes së Xhindit. Kjo dorë e errët me kontribut në vjedhjen shqiptarëve”, tha ai.

Nga ana tjetër Tahiri ka theksuar Berisha ka në raport që flet për krimin e organizuar dhe përfshirjen e politikanëve të djathtë. “Z. Berisha, kam dieni në tavolinë kini një raport të klasifikuar që thotë se krimi dhe mafia kanë sponsorizuar ministra dhe deputetë për të qenë në qeveri. Nxirrini emrat se kush janë këta”, tha ai.

Pas Tahirit ka replikuar në Kuvend dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili ka thënë se PS-ja po përdor dy standarde, duke ju referuar deklaratave të ish-ministrit Prifti. Sipas tij Prifti nuk ka akuzuar vetëm Kuliqin, por edhe kryetarin e PS-së, Edi Rama.

“Z.Kuliqi nuk është në detyrën e zëvendësdrejtorit të policisë si bodigard i Berishës, por si ish punonjës i policisë në vitin 1997 që më pas u hoq nga detyra”, tha Olldashi.

Ai u shpreh se PS e përdor Dritan Priftin për Kuliqin dhe nuk e përdor kur ka sharë Edi Ramën.

a.k/NOA

KOMENTE