Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shtatzënat, ne i trajtojmë në mënyrë të admirueshme
English

Berisha: Shtatzënat, ne i trajtojmë në mënyrë të admirueshme

Tiranë, 15 tetor, NOA - Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore me temë “Menaxhimi-Sfidë Kryesore e Sistemit Shëndetësor”, e organizuar në bashkëpunim nga ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe ministria e Shëndetësisë së Kosovës, në mjediset e Akademisë së Shkencave në Tiranë.

Ai përgëzoi punonjësit e sistemit shëndetësor në Shqipëri, të cilët me shpejtësi dhe përkushtim ia dolën të rivendosin baza të reja në këtë sistem, riorientuan sistemin në tërësi dhe bënë të mundur që të përballet me sfidat e mëdha të kohës, si dhe u shpreh se qeveria është e angazhuar në një proces reformash të këtij sistemi.

“Është e vërtetë që në performancën e një sistemi shëndetësor, në shëndetin në tërësi, gërshetohen një seri faktorësh, të cilët në mënyrë të pazgjidhshme lidhen me financat dhe burimet financiare. Por është e vërtetë se po kaq përcaktues sa vetë financat është dhe menaxhimi, duke mbajtur parasysh këtë në vendet tona, të cilat vijnë nga një e shkuar me sisteme shëndetësore të falimentuara ose pothuajse të falimentuara në raportin e cilësisë. Kjo para së gjithash dhe mbi të gjitha ka ndodhur për shkak të menaxhimit. Në Shqipëri sistemi shëndetësor u përball me pasoja jashtëzakonisht të rënda të urisë kronike, çka nuk ka qenë rasti në dy vendet e tjera”, tha ai.

Duke shtuar në mënyrë të padiskutueshme, bluzë-bardhat e Shqipërisë kanë kontributin e tyre.

“Shqipëria renditet lart në vdekshmërinë amtare, lë pas disa vende të zhvilluara, të cilat për nga mundësitë janë të pakrahasueshme me Shqipërinë, por Shqipëria ka një organizim dhe menaxhim, nuk them të përkryer, por të admirueshëm të shëndetit të gruas shtatzënë”, tha më tej kreu i qeverisë.

Duke përfunduar se Shqipëria nuk është aty ku duhet të jetë për sa i përket vdekshmërisë foshnjore, por ka besim të madh se dhe në këtë tregues, pas një përqendrimi më të madh, mundësitë janë shumë të mëdha për ta pasur atë në nivelet më të ulëta.

n.e/NOA

KOMENTE