Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patchwork Albania, kujtesa në një dokumentar
English

Patchwork Albania, kujtesa në një dokumentar

Tiranë, 15 tetor, NOA - Milena Selimi - Studentët shfaqin Shqipërinë në një film dokumentar tejet personal në datat 16 dhe 17 tetor 2010, ora 19.00, në Akademinë e filmit “Marubi”.

Të përshkojmë rrugë të reja dhe të ngremë ura mirëkuptimi, kjo u erdhi në mendje studentëve të gjermanistikës dhe anglistikës në Universitetin e Tiranës dhe Durrësit mbi temën “20 vjet në rrugëtim”.

Meqenëse ata kanë lindur pak para ose në kohën e përmbysjes së sistemit, ata kanë patur mundësinë për të përshkuar rrugë të reja. Në dokumentarin e tyre ata ndërtojnë një urë mes së shkuarës dhe së tashmes.

Si e shohin këta të rinj të shkuarën e tyre? Çfarë ndikimi kanë ende tregimet e prindërve dhe gjyshërve të tyre? Në këtë kontekst, a ka vende të caktuara që janë të rëndësishme për ta? Dhe si e shohin ata të tashmen?

Filmi shqyrton këto pyetje dhe nuk e shfaq Shqipërinë nga një perspektivë e jashtme, por nga perspektiva e brezit të sotëm.

Filmi bazohet në tekste letrare, të cilat janë krijuar nga nxënësit në lidhje me vendet e tyre personale të kujtesës.

Kështu që fjala është vendimtare për krijimin e imazhit: një grumbull gjërash të jashtëzakonshme dhe të përditshme, një grumbull pikëpamjesh dhe perspektivash. Patchëork Albania është një potpuri historish, përvojash dhe përshtypjesh personale, të cilat do të shprehen në tri gjuhë (gjermanisht, anglisht, shqip).

Ky film shfaqet në kuadër të Tetorit Gjerman në Shqipëri dhe organizatorët në veçanti falenderojnë stafin e Akademisë së Filmit „Marubi“ të cilët bënë të mundur zbatimin profesional të Patchwork Albania.

Milena Selimi/NOA

KOMENTE