Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëllon me automatik në ajër pranë një qendre interneti, arrestohet
English

Qëllon me automatik në ajër pranë një qendre interneti, arrestohet

Durrës, 15 tetor, NOA – Në mes të ditës, një person ka qëlluar me automatik në ajër pranë një qendre interneti, duke krijuar frikë dhe panik mes banorëve të zonës që gjendeshin aty pranë.

Ngjarja në fjalë, siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj të komunës së Rrushbullit në Durrës, ndërsa autori i saj mësohet se është Ndricim Muja, 32-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në këtë fshat.

Konkretisht, ndalimi i tij u bë për arsye se dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik, rreth orës 13.30, në afërsi të sallës së internetit pronë e 53-vjeçarit me inicialet M.A.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor kreu veprimet e para, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, automatik model 56.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorise së Durrësit për veprat penale të prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe prishjes së qetësisë publike.

n.e/NOA

KOMENTE