English

Aksidenti me 2 të vdekur e 3 të plagosur, identifikohen viktimat

Kavajë, 16 Tetor 2010 NOA Update – Identifikohen viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit tek vendi i quajtur “Mali i Robit”.

Policia konfirmoi se incidenti fatal ndodhi te rruga Plepa-Kavajë kur u përplas fuoristrada me targa të Tiranës me një mjet të tonazhit të rëndë me targa MT 2745 A.

Dy vëllezërit Idriz e Bujar Gurra gjendeshin në makinë bashkë me gruan e Bujarit, Pranvera si dhe fëmijët e Idrizit, Resi dhe Erigert Gurra.

Nga përplasja e makinës së tyre tip fuoristradë me një trajler që i përplasi, gjetën vdekjen B.Gurra dhe R. Gurra.

Tre të plagosurit u dërgua në spital. Mjekët thonë se gjendja e tyre është e rëndë.

Policia tha se dyshohet për aksident i ardhur nga përplasja e trajlerit me fuoristradën dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të rëndë.Last Update 16.10.2010 23.58

KOMENTE