Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier, bëjnë kafenë, kur e pijnë helmohen dhe mësojnë se ishte futur bar miu
English

Fier, bëjnë kafenë, kur e pijnë helmohen dhe mësojnë se ishte futur bar miu

Fier, 16 Tetor 2010 NOA – Gruaja e shtëpisë, si çdo ditë edhe sot herët në mëngjes, e ka nisur ditën duke bërë kafenë për vete, të birin por dhe për nusen.

Pasi e ka bërë gati, Aishe Bytyçi ka thirrur të rrufisin kafenë, djalin e saj Eduardin dhe të shoqen e tij, Lulietën.

Sapo kanë nisur të shijojnë kafenë, që të tre janë përballur me simptoma të toksikimit.

Në gjendje kritike kanë shkuar në spitalin e Fierit, të shoqëruar me makinë nga të afërm dhe fqinjë.

Rruga nga banesa e tyre në fshatin Vanaj të komunës Libofshë e deri në spitalin e qytetit Fier, ka rënduar gjendjen shëndetësore.

Atje, ndërhyrja e mjekëve u ka shpëtuar jetën, por gjendja e tyre gjithsesi është ende serioze.

Policia ka kryer hetime dhe ka zbardhur ç’kishte ndodhur, gjithnjë sipas dëshmive të familjeve.

I shoqi i gruas që bëri kafenë tha se kishte mbushur një bidon plastik 1.5 liëtrsh me helm bar miu.

E shoqja kur ka dashur të hedhë ujë në xhezve për të bërë kafenë, nuk e dinte se bidoni që kishte afër, ishte jo me ujë por me helm dhe me të ka përgatitur kafenë e mëngjesit.

Policia tha gjithsesi se po e heton ngjarjen dhe versionin e dhënë për helmin të mundshëm aksidental.

e.r/NOA

KOMENTE