English

Kapet me një arsenal të vërtetë armësh, arrestohet

Prishtinë, 16 tetor, NOA – Një arsenal i vërtetë armësh ka qenë ai që ka tentuar të fusë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës një person, i cili sapo është kapur në flagrancë nga forcat e policisë kufitare të Kosovës.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar s ei ndaluari është 36-vjeçari I. Bullçaku, me banim në Prishtinë, i cili vinte nga Shtutgarti i Gjermanisë.

Pas hetimeve të mëtejshme dhe në konsultim me prokurorinë, është bastisur shtëpia e personit të dyshuar e cila gjendej në rajonin e Prishtinës, ku aty janë gjetur dhe konfiskuar disa armë të ndryshme si revole e markës Parabellum; karikator me 14 fishekë 9 x19 mm; pushkë gjuetie R222 Churchill; 144 fishekë të pushkës së gjuetisë; 1 fotroll; 1 pushkë karabin; 189 fishekë; një palë doreza policie të zeza; shtizë jaguar; dylbi; jelekë antiplumb; maskë e zezë; këllëfë të revoles; këllëf i karikatorit; thika të ndryshme; 1 shufër e metaltë me këllëf dhe granata dore.

n.e/NOA

KOMENTE