English

Martesa e Edi Ramës, Berisha: Jetë të lumtur. Po ku do vërë kurorë?...

Tiranë, 16 tetor, NOA – Pak orë pas përhapjes së lajmit për martesën e kryesocialistit dhe kryebashkiakut, Edi Rama me zonjën Linda Basha, kryeministri Sali Berisha i ka uruar publikisht kundërshtarit të tij politik një jetë të lumtur në çift.

“Jetë të lumtur, të trashëgohet, i uroj shëndet, lumturi dhe urimet më të mira që mund t’i urohen një çifti shqiptar”, tha kryeministri në një prononcim për mediat.

Zoti Berisha tha më tej se “Këto aspekte njerëzore mos mendoni ju se unë i konfondoj me problemet politike”.

Por, duke qenë se kryetari i Partisë Socialiste është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryeministri ka kërkuar të mësojë vendin se ku do të vërë kurorë kryetari i Bashkisë, pasi në raste të tjera është vetë ai që u vendos kurorë çifteve të reja që martohen në kryeqytet.

“I uroj gjithë të mirat çiftit të ri, po kurorën ku do ta vendosë, pasi ai është kryetar bashkie? Me siguri do të shkojë në minibashki. Shumë mirë”, tha shefi i ekzekutivit duke vënë buzën në gaz në mënyrën e tij.

Lajmin e martesës me Linda Bashën e ka konfirmuar sot edhe vetë lideri i opozitës Edi Rama.

Vetë edi Rama në një letër elektronike ishte shprehur se martesa me Linda Bashën ishte një moment i veçantë në jetën e tij.

Këtë ceremoni martese Edi Rama do ta ndajë në fundjavën e ardhshme mes miqve të tij.

Kryetari i PS-së dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka bërë publike edhe një kuriculum vitae-n e bashkëshortes së tij, Linda Basha e cila vjen nga një familje tradicionale tiranase.

Edi rama bashkëjetonte prej disa kohësh me Linda Bashën, një nga drejtueset e njohura të OJF-ve në vend.

Të dy si Edi Rama dhe zonja Basha vijnë nga dy martesa të pasuksesshme, të përmbyllura me divorc.

Ndërsa edi rama ka një djalë, Gregorin nga martesa e tij e parë me aktoren Matilda Makoçi, Linda Basha ka një vajzë, Rean nga martesa e saj e parë, e cila studion për arkitekturë.

Shefi i opozitës i përfolur aq shumë për shijet e tij perverse seksuale, i akuzuar aq fort nga mazhoranca për prirjet e tij i ka dhënë kështu fund beqarisë 20 vjeçare, duke u lidhur në martesë, një martesë që do të celebrohet me një festë fundjavën e ardshme.

mit/NOA
KOMENTE