English

Partitë e pranojnë 13 shkurtin si datë zgjedhjesh

Prishtinë, 16 tetor, NOA - Dy partitë e mëdha të koalicionit aktual qeverisës në Kosovë, PDK dhe LDK, së bashku me dy partitë opozitare LDD dhe AKR, duket se janë dakord me datën e komunikuar nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, 13 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Gjithsesi, në fillim palët patën pak kundërvënie, pasi LDK kërkonte që ato të mbaheshin në fillim të muajit mars, por Krasniqi komunikoi datën e 13 shkurtit ndërkaq.

Mediat kosovare bëjnë me dijeni se PDK nga ana e saj ka deklaruar që “vendimi i Krasniqit është i respektueshëm për PDK-në, edhe pse nuk është në harmoni me kërkesën e kësaj partie”.

Ndërsa përfaqësuesit e LDK-së kanë pohuar se “data më e mirë për zgjedhje do të kishte qenë 20 shkurti, por ushtruesi i detyrës së presidentit duket se e ka parë më të arsyeshme datën 13, dhe ajo si parti do t’i përgjigjet pozitivisht këtij vendimi”.

n.e/NOA

KOMENTE