Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS konfirmon: U martua kryetari Edi Rama
English

PS konfirmon: U martua kryetari Edi Rama

Burimet zyrtare të selisë rozë konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, është martuar këtë mesjavë, në një ceremoni, e cila nuk ishte e hapur për mediat, por vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish.

Tiranë, 16 tetor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dhënë fund beqarisë së tij, duke u martuar këtë mesjavë me pedagogen e fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Linda Xhillari.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të Partisë Socialiste, sipas të cilave, është e vërtetë se kreu i saj ka kryer ceremoni martesore, të pahapur për mediat, por vetëm për një rreth të ngushtë njerëzish.

Në këtë mënyrë, kreu i selisë rozë, ka realizuar martesën e tij të dytë, pas asaj që ka patur me aktoren e njohur të viteve ’80 Matilda Makoçi, para shumë vitesh, me të cilin ka edhe një djalë.

Ndërkaq, ai ka bashkëjetuar për disa kohë edhe me show-girln e njohur Rudina Magjistari, ndërsa është akuzuar për devijime seksuale dhe homoseksualitet nga krerët e mazhorancës, e më së fundi edhe nga ministrja e Integrimit., Majlinda Bregu.

n.e/NOA

KOMENTE