Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi shokues për shkrimtarin suedez
English

Rrëfimi shokues për shkrimtarin suedez

Stokholm, 17 tetor, NOA - Stieg Larsson është një ushtarak i trajnuar në Eritrea për hedhjen e granatave. Rrëfimi shokues mbi shkrimtarin suedez autor i trilogjisë “Millenium” ka mbërritur në librin “Afteruord”, i publikuar nga një mik i ngushtë i shkrimtarit, John Henri Holmberg.

Larsson, i cili është ndarë nga jeta 6 vite më parë, kishte formuar një grup ushtarak marksist që luftonte për pavarësinë e Eritreas nga Etiopia.

“1977-a ishte një vit dramatik për të në të cilin ai ndenji disa moment në Eritrea, ku pati kontakte me lëvizjen marksiste të Eplf dhe ndihmoi në stërvitjen e një grupi ushtarak në hedhjen e granatave”, - shkroi Holmberg në librin e tij, prej të cilit “Daily Telegraph” ka publikuar një pjesë.

Si një gazetar anti-fashst, Larson ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga grupe ekstreme të djatha dhe vendosi të mos e vazhdonte fushatën e tij për t’i dhënë sigurinë bashkëshortes që kishte.

Familja Larsson dhe parteria e tij, ka bërë një luftë të madhe ligjore për të marrë pasurinë e shkrimtarit i cili, derivoi si rrjedhojë e suksesit të trilogjisë së tij që shiti më shumë se 40 milionë kopje në mbarë botën.

r.b/NOA

KOMENTE