Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident tragjik në Maqellarë, 40-vjeçari shtypet nga gurët
English

Aksident tragjik në Maqellarë, 40-vjeçari shtypet nga gurët

Maqellarë (Peshkopi), 17 tetor, NOA – Drejtuesi i një kamioni ka humbur jetën ditën e sotme ndërsa ka qenë duke punuar në një gurore. Korrespondenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Adhurim Seferi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Seferi ka qenë duke shkarkuar kamionin e tij të ngarkuar me gurë dhe ka qenë jashtë automjetit.

Mendohet se nga pakujdesia disa prej gurëve janë rrokullisur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dhe plagë të rënda, të cilat i kanë sjellë dhe vdekjen më pas.

Personat që ndodheshin në vendngjarje janë munduar të japin ndihmën e parë. Por goditja e gurëve ka qenë fatale për 40 vjeçarin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po heton shkaqet e plota që kanë sjellë aksidentin që i mori jetën 40-vjeçarit Adhurim Seferi.

a.k/NOA

KOMENTE