Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel: Emigrantët duhet të mësojnë gjuhën gjermane
English

Merkel: Emigrantët duhet të mësojnë gjuhën gjermane

Berlin, 17 tetor, NOA - Në debatin për integrimin e të huajve në Gjermani tani është përfshirë edhe kancelarja Angela Merkel. Në ditën e Bashkimit gjerman, Unioni i të Rinjve, Merkel deklaroi në Potsdam se emigrantët duhet të marrin më shumë detyra mbi supe.

“Ata nuk duhet të respektojnë vetëm ligjet, por edhe të zotërojnë gjuhën gjermane”, tha ndër të tjera ajo. Kryetarja e Unionit CDU shprehu kështu në mënyrë demonstrative përkrahje për kryeministrin e landit të Bavarisë dhe Kryetarin e Unionit CSU Horst Seehofer, i cili pas deklaratave të tij të fundit për këtë temë është kritikuar ashpër.

Fillimi për ngritjen e një shoqërie "mulitkulti" në Gjermani ka dështuar plotësisht, tha kancelarja. Më parë presidenti turk Abdullah Gyl, i kishte bërë thirrje qytetarëve të tij që jetojnë në Gjermani që të mësojnë më mirë gjuhën gjermane.

NOA/DV

KOMENTE