Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët kilianë kthehen në minierë për ceremoninë fetare
English

Minatorët kilianë kthehen në minierë për ceremoninë fetare

Santiago, 17 tetor - Minatorët e shpëtuar në Kili, të cilët nën tokë kaluan 69 ditë, do të kthehen sot në minierë për të marrë pjesë në ceremoninë fetare.

Pritet që mesha dhe kthimi i tyre në minierë të shkaktojë emocione të forta, dhe në veçanti për shkak të solidaritetit dhe vendosmërisë së treguar nga minatorët për të jetuar, ka raportuar Reuters.

Minatorët me familjet dhe miqtë e tyre do të marrin pjesë në meshën e mëngjes në hyrje të minierës së bakrit e arit në San Jose, kur të mërkurën u nxorën në sipërfaqen e tokës, pas një planifikimi të përpiktë dhe të kryer në mënyrë të përsosur, që u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.

Gjithsej 33 minatorë në veri të Kilit u shpëtuan pas 69 ditë të kaluara në minierë, 625 metra nën tokë.

NOA

KOMENTE