Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia e Thaçit mund të kërkojë mocion votëbesimi
English

Partia e Thaçit mund të kërkojë mocion votëbesimi

Prishtinë, 17tetor, NOA - Fundi i bashkëjetesës mes LDK-së dhe PDK-së pritet ta nxjerrë Qeverinë Thaçi në votëbesim javën tjetër. Mediat kosovare shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që mocionin ta iniciojë vetë PDK-ja, me qëllim që t’u hapë udhë zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda këtij viti.

Rënia e Qeverisë dhe shpërbërja e Kuvendit do t’i vërë në pikëpyetje miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe Strategjinë për privatizimin e PTK-së. Para së gjithash, do ta vërë në sfidë KQZ-në.

Largimi i LDK-së prej koalicionit qeverisës ka gjasa ta shpjerë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Këtij procesi parashihet t’i paraprijë një mocion votëbesimi i Qeverisë, i cili pritet të ndodhë qysh javën e ardhshme.

Mediat shkruajnë se po shqyrtohen dy mundësi për të iniciuar votëbesimin e Qeverisë: Një variant është që mocionin ta kërkojë kryeministri Hashim Thaçi, që është edhe kryetar i PDK-së, ndërsa varianti tjetër është që mocioni të bëhet me iniciativë të deputetëve.

Ideja është shtruar në mbledhjen urgjente të Kryesisë së kësaj partie, por ka mbetur të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues, që do të takohet të dielën.

Kryesia e PDK-së e ka vlerësuar largimin e LDK-së nga koalicioni si të motivuar për interesa të ngushta personale dhe elektorale të kreut të saj, Fatmir Sejdiu. Prandaj ka konsideruar se “tani kërkohen solucione emergjente dhe të jashtëzakonshme politike dhe kushtetuese për vendin tonë”, citon burime në PDK-ja gazet “Koha Ditore”.

NOA

KOMENTE