Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 17 Tetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 17 Tetor 2010

Tiranë, 17 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 17 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme martesën e kryesocialistit Edi Rama, me pedagogen Linda Basha. Pothuaj të gjitha gazetat u referohen deklaratave të kryetarit të PS-së si dhe detajeve në lidhje me bashkëshorten e re të Ramës.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Edi Rama: Martesa ime me Lindën” , është një artikull që ka si argument deklaratën e kryetarin të PS-së Edi Rama”.

“Kush është Linda Basha, gruaja e Edi Ramës”, një shkrim që jep një profil të bashkëshortes së ardhshme të liderit të opozitës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Spahiu: Gjykatat dështuan me dënimin e korrupsionit”, “Meta dhe Prifti përplasen në Fier”, “Zgjedhjet, PS nis gjuetinë e kandidatëve potencial”, “E mitura ngatërron shishen e helmit me ujin, prindërit në spital”, “Mero Baze: Krijimi i qeverisë së Pajtimit Kombëtare në vitin 1997”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Edi Rama: Po unë do të martohem me Lindën”, i cili pasqyron deklaratën e kreut të PS-së, Edi Rama dhe jep detaje për jetën e mëparshme të Lida Bashës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Spahiu: Dënohen më shumë qytetarët”, “Fier, kafe me helm miu, tre vet në spital”, “Përvjetori, një vit pa Filip Ngjelën, Fatos Nano: Ndjenjë që nuk përtypet”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “SMS-të e Edit: Do martohem, Aneta: Jam e lumtur” i cili tregon martesën e kryesocialistit Edi Rama, me pedagogen Linda Xhillari.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Ferraj: Unë studentja e parë që kërkova pluralizëm” “Meta në Fier: Punoni të fitojmë zgjedhjet” “Qeveria, privatizohet shtëpia e Nexhmie Hoxhës”, “Selim Muça në Gjykatë për shkarkimin e kundërshtarit”, Unaza e Re, pallatet ndërtuara mbi ujësjellsiën

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Drejtësia dështoi me dënimin e zyrtarëve të korruptuar”, i cili pasqyron deklaratën e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu për drejtësinë.

“Rama shpall publikisht vendimin për martesë me Linda Bashën”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete. Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: “Xhufi: Haxhinasto të merret me kufijtë tokësorë me Greqinë dhe pastaj me ata ujor”, “Godo: Thesari i Ali Pashës i takon Tepelenës, jo Greqisë” “Hetimi nis nga Armo dhe Albpetrol”, “Bursat dhe kuotat financiare për studentët”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Martesa e Edi Ramës, anulohen protestat e PS”.

Artikull tjetër i kësaj gazete që shoqërohet me foto është “Ithtarët festojnë 102 vjetorin e lindjes së Enverit”.

Artikuj të tjerë të kësaj gazete janë; “Formulari A3”, kush do ta plotësojë”, “ISHP: Kequshqyerja po vret fëmijët”, “LDK tërheq ministrat nga qeveria”, “Spahiu, “shuplakë” gjyqtarëve për politikat e dështuara penale”. “Tragjedi në familje, vdesin dy e plagosen 3 në aksident”.

n.e/NOA

KOMENTE